Shkurt.ch
Arrestohet zvicerani i nisur për xhihad
Zvicerani 25 vjeçar ngarkohet sipas prokurorisë se është pjesëtar i një organizate terroriste por mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për IS-in apo për Al Kaida-n
Një shtetas zviceran për të cilin dyshohet se po udhëtonte drejt zonave të konfliktit në Siri ose në Irak si xhihadist, është arrestuar sot në Aeroportin e Cyrihut, para se të hipte në aeroplan. Ai ishte nisur fillimisht drejt Turqisë prej nga do të vazhdonte në regjionin e luftimeve. Ngjatja ka ndodhur pasditen e të martës, më 7 prill. Këtë e ka konfirmuar sot pasdite Prokuroria Federale e Zvicrës.
Zvicerani 25 vjeçar ngarkohet sipas prokurorisë se është pjesëtar i një organizate terroriste por mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për IS-in apo për Al Kaida-n. Ai akuzohet, sipas Nenit 2 të Ligjit Federal për ndalimin e grupeve si “Al-Qaida” dhe “IS” dhe organizatave të tjera.
Arrestimi dëshmon ndjekjen penale konsekuente që Zvicra u bën të gjithë atyre që provojnë të aktivizohen në xhihad, thuhet në një komunikatë të EDA-s. Me akuza të tilla gjatë vitit 2014 janë bërë kallëzime penale nga ana e Prokurorisë Federale ndaj dy personave të tjerë. Ata janë dënuar njëri me kusht e tjetri me vuajtje dënimi.
Ndërsa në mars të vitit 2015 u është zgjatur edhe për gjashtë muaj masa e arrestit edhe tre personave, shtetas irakianë, të arrestuar gjatë vitit 2014 si pjesëtarë të grupit terrorist ISIL. Ndërsa mendohet se gjatë verës që vjen do të dorëzohet aktakuza në Gjykatën Federale.
Prokuroria Federale është duke udhëhequr aktualisht edhe një numër prej rreth dhjetë padive për vepra të ngjashme.
Ditëve të fundit ushtria turke ka arrestuar një numër personash që donin t`i bashkoheshin IS-it në Siri. Në mesin e tyre ishte edhe një shtetas zviceran, siç ka vërtetuar Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA).
EDA ka njohuri se një person me shtetësi zvicerane është arrestuar në Turqi, Ai ndërkohë është kthyer në Zvicër.
Për shkak të mbrojtjes së të dhënave dhe të personalitetit, nuk janë dhënë informata të tjera.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor