Bota
Në cilin aeroport nuk është humbur asnjë valixhe?
Kompania britanike “Skytrax” ka shpërblyer aeroportet më të mira në botë me çmimin “World Airport Award”.
Gjithashtu në kategorinë e dorëzimit të bagazhit ishte ndarë një çmim i këtillë.
Bëhet fjalë për një aeropor, i cili që nga hapja në vitin 1994 asnjëherë nuk ka humbur bagazhin e pasagjerëve.
Çdo vit kompania britanike “Skytrax” ndan çmimin “World Airport Award” për aeroportet më të mira në botë. Ndër të tjera, çmimi do të jepet edhe në kategorinë e dorëzimit të bagazhit.
Sipas gazetës britanike “Telegraph”, këtë vit ka fituar Aeroporti Ndërkombëtar Kansai në Japoni. Dhe, me të drejtë, ngase nga 1994 nuk është raportuar deri më sot që u ka humbur bagazhi pasagjerëve.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kansait nuk është i vetmi aeroport japonez që ka treguar rezultate të mira.
550 aeroporte nga 112 vende janë vlerësuar për çmimin në 20 kategori. Këtu kompania është mbështetur në anketën e realizuar me më shumë se 13 milionë njerëz, raporton “Telegraph”, transmeton albinfo.ch.
Në renditjen e përgjithshme, Aeroporti Ndërkombëtar Kansai renditet i dymbëdhjeti. Çmimi për aeroportin më të mirë në botë e mori Changi Airport në Singapor.
Aeroportet më të mirë në Evropë janë në Kopenhagë, Munih dhe Cyrih.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











