Kosova

Vuçiq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vuçiq ka thënë se Kurti po tenton ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë.

“Albin Kurti po përpiqet ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe. Kurti me ndihmën e aleatëve të tij dëshiron ta dëbojë popullin serb. Po ashtu, pres, që në shtatë ditët e ardhshme, sanksione amerikane kundër NIS-it”, ka shkruar Vuçiq.

Ai ka thënë se “qëllimi përfundimtar është kolapsi i Serbisë”.

“Serbinë nuk ia japim askujt dhe Serbia nuk ndalet! S’ka dorëzim!”, ka shkruar Vuçiq.