Kosova
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte në Suharekë, për personin në mungesë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.
“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A. dhe SH.A., si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.”, thuhet në njoftim
I akuzuari pritet të gjykohet në mungesë.
“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par.7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N. është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë”, thuhet tutje në njoftim.
Kjo çështje penale thuhet se tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë të famshëm dhe institucione zvicerane largohen nga X Shërbimi i mediave sociale X, i njohur më parë si Twitter, ka humbur gjithashtu reputacionin e...
-
Vitet 2023 dhe 2024 kanë tejkaluar me 1.5 gradë ngrohje
-
Kantoni i Vaud paralajmëron se dhomat e urgjencës spitalore janë shumë të ngarkuara
-
Pagat e praktikantëve të infermierisë do të rriten me 10 për qind në Basel-Landschaft
-
Mashtruesit tentojnë të blejnë masivisht biletat e Eurovision 2024