Muzikë

“Shkodra elektronike” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Grupi “Shkodra elektronike”, pjesë e të cilit janë Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, me këngën “Zjerm” do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, “Eurovision”.Ata rrëmbyen vendin e parë në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

“Shkodra elektronike” ka marrë në përgjithësi 143 pikë, përderisa Elvana Gjata me këngën “Karnaval”, 135 dhe Alis me “Mjegull”, 59 pikë. E njëjta renditje sa u përket vendeve ka qenë edhe në vlerësimin e jurisë. Sipas jurisë, renditja është bërë 78 pikë për “Zjerm”, 74 për “Karnaval” dhe 52 për “Mjegull”.