Shqipëria

Ministri Hasani: Fokusi i vitit 2025 të jetë diaspora

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një postim në rrjetin social Facebook ka treguar se në takimet e tij me kryeministrin Rama kanë diskutuar se si mund të forcojnë lidhjet me diasporën.

Sipas ministrit Hasani, fokusi i vitit 2025 do të jetë integrimi i diasporës dhe zgjerimi i mundësive për investime, si dhe i tha fokus faktit që për herë të parë diaspora do të ketë mundësinë të votojë në Shqipëri.

Postimi i plotë i ministrit:

“Sot, me Kryeministrin Rama, në takimin me Këshillin Koordinues të Diasporës, diskutuam mënyra konkrete për të ndërvepruar e forcuar lidhjet me diasporën si shtyllë e zhvillimit ekonomik e promovimit të vlerave tona në botë.
Fokusi për 2025 do të jetë integrimi i diasporës, zgjerimi i mundësive për investime dhe forcimi i një rrjeti global shqiptar që mbështet zhvillimin kombëtar dhe promovon vlerat tona në botë. Për herë të parë, po punohet që diaspora të ketë mundësinë të votojë, duke e forcuar më tej lidhjen me atdheun”.