Kosova

Kufiri Kroaci – Serbi, 6 orë pritje, kolona 7 km

Kjo rritje e lëvizjes së automjeteve pritet të shkaktojë bllokime të mëdha në vendkalimet kufitare, veçanërisht në ato më të frekuentuara. Konfirmohet se situata është veçanërisht e tensionuar në kufirin Kroaci – Serbi, ku pritjet për të dalë nga Kroacia kanë arritur në 6 orë, ndërsa kolonat shtrihen për 7 kilometra.

HAK (Klubi i Automobilave Kroat) ka paralajmëruar për një rritje të konsiderueshme të trafikut në të gjitha pikat kufitare ditët në vijim. Përveç kufirit me Serbinë, edhe në atë me Malin e Zi janë raportuar pritje, por në një masë më të vogël, rreth 30 minuta në pikën kufitare të Karasoviçit.

Ekspertët e trafikut këshillojnë që të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë në këtë periudhë të informohen mirë për gjendjen e trafikut para se të nisen, të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të kenë me vete të gjitha dokumentet e nevojshme. Gjithashtu, rekomandohet që të nisen në orët e para të mëngjesit ose në orët e vona të pasdites për të shmangur orët e pikut.