Lajme
Paralajmërim nga psikologët: Varësia ndaj rrjeteve sociale e njëjtë si ajo ndaj alkoolit dhe drogës
Dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve nga të ashtuquajturat sfida në TikTok, vetëm këtë vit.
Prindërit janë nën ethe. Fëmijët, në anën tjetër, kureshtarë për të zbuluar çfarë ka brenda platformës.
Psikologët ngrenë alarmin se varësia ndaj rrjeteve sociale është e njëjtë sikurse ajo me alkoolin dhe me drogat.
Shtetet duket se nuk e kanë gjetur një zgjidhje ideale që rehaton të gjitha palët.
Dhjetëra prej tyre akuzojnë platformën se ka lidhje direkte me shtetin e Kinës, andaj kanë shqetësime të mëdha për privatësinë.
Për çfarë sfidash bëhet fjalë?
Të llojllojshme dhe që marrin hov njëra pas tjetrës. Nisur nga konsumimi i substancave të ndryshme – që i ka kushtuar me jetë një vajze të re në Shtetet e Bashkuara muaj më parë – e deri te lojërat fizike që rezultojnë me fraktura apo lëndime tjera të gjymtyrëve e të kokës.
Vetëm në Shkup është raportuar për 11 fëmijë të lënduar nga një sfidë e ngjashme e imitimit të hedhjes në det, në të cilën përfshihen dy fëmijë kapur për duarsh që e hedhin në ajër të tretin, i cili më pas rrëzohet në sipërfaqe të fortë.
Edhe në Bosnje e Hercegovinë, të paktën tetë fëmijë kanë mbetur të lënduar si pasojë e kësaj sfide.
Mënyra e funksionimit të kësaj platforme kineze të videove të shkurtra – e lançuar më 2016 dhe e zotëruar nga kompania kineze, ByteDance – është, gjithashtu, problematike.
Për dallim prej algoritmeve të rrjeteve tjera sociale, algoritmi i TikTok-ut i jep më shumë prioritet përmbajtjes, varësisht prej preferencave të përdoruesve dhe kërkimit të përmbajtjes, sesa numrit të ndjekësve që ka një llogari.
Pra, edhe nëse është e re dhe ka pak ndjekës, një llogari në TikTok mund të bëhet virale.
Sipas një analize të agjencisë Pikasa Analytics, që bën monitorimin e përmbajtjes së mediave në Ballkan, postimet e personave “të panjohur” po bëhen më të popullarizuara, sesa ato të figurave me ndikim.
Simptomat e varësisë
Sipas sociologëve kur prindërit provojnë që fëmijëve të tyre t’ua largojnë telefonin, qoftë edhe për disa orë, vihet re se ata kalojnë në shpërthime të inateve, në reagime shumë agresive, që tregon vartësinë prej tyre.
Gjetja e një mirëkuptimi mes të prindërve dhe fëmijëve për përdorim të telefonit dhe rrjeteve sociale nuk po funksionon ende për shoqërinë. (REL)
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane