Lajme

Gjermania zgjeron ushtrinë, rrit personelin aktiv ushtarak

Gjermania dëshiron të rrisë përmasat e forcave të armatosura në 230 mijë njësi nga objektivi aktual prej 203 mijë. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius e njoftoi planin ambicioz teksa iu përgjigj pyetjeve të ligjvënësve në Bundestag.

Për momentin Gjermania ka 180 mijë personel aktiv, rreth 20 mijë më pak se objektivi aktual. Forcat e armatosura gjermane janë përpjekur të rekrutojnë njerëz për vite me radhë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.

Objektivat që ministri Pistorius synon të arrijë do ta komplikojnë më shumë situatën. Ai thotë se plani për të rritur numrin e stafit të përhershëm është për përmbushjen e kapaciteteve të NATO-s.

Aleanca u ka kërkuar vendeve anëtare të rrisin kapacitetet mbrojtëse për të përforcuar fuqinë e organizatës pas pushtimit rus të Ukrainës në 2022-shin.