Shqipëria

Arrestohen 2 shtetas shqiptarë që grabisnin me dhunë banesat në Luksemburg

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë në Luksenburg, pasi akuzohen për grabitje të banesave me dhunë.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit shqiptar përmes një njoftimi, ku tha se FAST Albania ka kontribuar në këtë operacion, përcjell albinfo.ch.

“Në kuadër të operacionit “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, nëpërmjet rrjetit ENFAST, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë.Policia e Shtetit mbetet plotësisht e gatshme për të bashkëpunuar me homologët, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftim.