Kosova
Kosova do të themelojë Muzeun e Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
Kosova do të themelojë Muzeun e Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, që ka për synim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Ҫeku tha se projekti për muzeun ka për qëllim edukimin, përkujtimin dhe nderimin e brezave dhe prezantimin e përjetimeve të të mbijetuarve.
“Muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, ndërsa menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit për muzetë, që është aktualisht në proces të hartimit, ky muze do të ngritët në nivel të një institucioni muzeal të nivelit kombëtar”, tha ai.
Pas këtyre procedurave, Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të vendoset në objektin ku tani është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndërkohë që në vete do të ngërthejë edhe muze të tjerë të shpërndarë nëpër Kosovë.
“Muzeu duhet të ketë shtrirje edhe territoriale, pra ndërtesë qëndrore këtu, ndërsa njësitë e tjera më të vogla në të gjithë vendin tonë sepse ashtu ka qenë edhe lufta edhe e kaluara jonë në raport me krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë”, tha ministri i kulturës.
Propozimi që u paraqit në mbledhjen e qeverisë u mbështet nga të gjithë ministrat, përpos ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq i cili abstenoi.
I pyetur për këtë, ministri i kulturës tha se është marrë parasysh edhe perspektiva e ministrit nga radhët e komunitetit serb.
“Kemi qenë shumë të kujdesshëm që ta trajtojmë edhe perspektivën e tij në lidhje me këtë institucion, mirëpo, pika ku pajtohemi të gjithë është se e kaluara jonë është ashtu si është dhe ne duhet ta tregojmë ashti siç është”, tha ai.
Sipas ministrit Ҫeku, muzeu do të ketë një shtrirje kohore për afërsisht një shekull.
Në luftën e fundit në Kosovë në vitet 1998-’99 u vranë mbi 13 mijë civil shqiptarë e mbi 1600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
E-Diaspora
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit Prokuroria publike e Cyrihut ka hapur procedurë penale kundër Sanija Ametit. Në shtator, politikania e GLP-së...
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
-
Certifikohen nga KQZ-ja 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Norma e rritjes ekonomike goditet nga “Evropa e ngadaltë” Parashikuesit po ulin parashikimet e rritjes ekonomike për Zvicrën – të gjitha për shkak të aktivitetit...
-
Zvicër: Parlamenti miraton letërnjoftimin e ri elektronik
-
Zvicër: Krijohet lehtësim i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve të Shengenit
-
Dhoma e Kantoneve refuzon të shtrëngojë masat për bashkimin familjar
-
Këshilli Federal dëshiron të ndajë paketën e marrëveshjeve me BE-në