AT Balkani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri në pushim nga data 23 dhjetor

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se me përjashtim të rasteve emergjente, shërbimet e rregullta për këtë vit kalendarik përfundojnë nga data 23 dhjetor 2024.

Sipas këtij postimi ofrimi i shërbimeve konsullore do të rifillojë në Vitin e Ri kalendarik 2025, më 3 janar 2025, pas përfundimit të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.

“Për raste emergjente, ju mund të na kontaktoni në: Email: [email protected]
Numri emergjent: +43 677 646 81903”, thuhet tutje në njoftim

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=952312650288879&id=100065304570159&rdid=ENr7hmxRXBq1piUp#