Lajme

Rritet shikimi i përmbajtjeve pirate në Zvicër

Kanali televiziv premium francez, Canal+, thotë se shikimi i përmbajtjeve pirate në Zvicër është i përhapur, krahasuar me vendet e tjera.

Kanali porositi një sondazh dhe zbuloi se 76% e shikuesve televizivë në Zvicër shikojnë disa përmbajtje të paligjshme – krahasuar me 24% në Francë, transmeton albinfo.ch.

Në një intervistë me Tribune de Genève, Canal + thotë se Zvicrës i mungon një ligj i fuqishëm për të drejtat e autorit, i cili mund të përdoret për të ulur piraterinë.

Ata gjithashtu thonë se ata që përdorin kuti të paligjshme, kanë një shans të lartë për t’u hakuar.