Lajme

Assad flet nga Rusia, thotë se asnjëherë se mendoi të ikte nga pushteti

Lideri sirian i rrëzuar së fundmi, Bashar al-Assad, ka bërë deklaratën e tij të parë që nga rënia e regjimit të tij dhe ikja drejt Rusisë.

Në një postim në mediat sociale, ai pretendon se kishte planifikuar të vazhdonte luftimin e forcave rebele përpara se Rusia ta evakuonte.

Në deklaratë thuhet se ai ka ikur nga Damasku në Rusi më 8 dhjetor, një ditë pas rënies së qytetit.

“Në asnjë moment gjatë ngjarjeve të fundit nuk kam menduar të jap dorëheqje nga pushteti apo të ikë. E vetmja mënyrë për të vepruar ishte lufta kundër terroristëve. Shpresoj që Siria një ditë të jetë sërish e lirë dhe e pavarur” ka thënë ndër të tjera Assad.

Al-Assad u largua nga kryeqyteti sirian pasi një ofensivë e shpejtë nga forcat kundër regjimit në të gjithë Sirinë i dha fund sundimit të tij 24-vjeçar.

Në ditët e para pas rënies së Damaskut, vendndodhja e al-Asadit dhe familjes së tij nuk dihej.