Kriza në Ukrainë
Bashkimi Evropian miraton paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë
Këshilli Evropian ka miratuar paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila ishte rënë dakord më parë në nivelin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER).
“Rusia vazhdon sulmin e saj brutal kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas. Kjo paketë sanksionesh është pjesë e përgjigjes sonë për të dobësuar makinën luftarake të Rusisë dhe atyre që po mundësojnë këtë luftë, duke përfshirë edhe kompanitë kineze. Kjo tregon unitetin e vendeve anëtare të BE-së në vazhdimësinë tonë. Përparësia jonë e menjëhershme është ta vendosim Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme të fitojë”, ka thënë përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, thuhet në deklaratën për media nga Këshilli Evropian.
Këshilli ra dakord për një paketë të rëndësishme prej 84 listash, e cila përbëhet nga 54 persona dhe 30 subjekte përgjegjëse për veprimet që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, transmeton albinfo.ch.
BE-ja për sa u përket individëve po sanksionon njësinë ushtarake përgjegjëse për goditjen e spitalit të fëmijëve Okhmadyt në Kiev, menaxherët e lartë në kompanitë kryesore në sektorin e energjisë, individët përgjegjës për deportimin e fëmijëve,… si dhe dy zyrtarë të lartë të DPRK-së.
Nga ana tjetër, për ato që lidhen me subjektet, BE-ja synonte kryesisht kompanitë ruse të mbrojtjes dhe kompanitë e transportit detar përgjegjës për transportin e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës nga deti, duke siguruar të ardhura të rëndësishme për qeverinë ruse.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?