Kosova
Më 26 dhjetor përfundon regjistrimi për të votuar nga diaspora
Deri më 26 dhjetor mërgata ka kohë të regjistrohet si votues jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Regjistrimin mund ta bëjnë në mënyrë elektronike në këtë vegëz:
https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter?
Gjatë regjistrimit, ju mund të zgjidhni nëse dëshironi të votoni:
1) Në mënyrë fizike në Ambasadën ose Konsullatën tonë në shtetin ku jetoni;
2) Duke dërguar zarfin me votën tuaj në kutinë postare të hapur nga KQZ përmes Ambasadave apo Konsullatave enkas për votim; ose ajo mënyra e vjetër:
3) Duke dërguar votën tuaj me postë direkt në Kosovë.
Votimi fizik në përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore organizohet të shtunën, datë 8 shkurt 2025, dhe zgjat 12 orë. Ndërsa, votimi me postë hapet më 9 janar 2025 dhe zgjat një muaj. Votimi me postë ju merr vetëm pesë minuta kohë.
Do të ketë 22 kuti postare në 22 shtete të ndryshme, ndërsa votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore, në 22 shtete.
E-Diaspora
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut Hapet pika shkollore në Küsnacht të kantonit të Cyrihut...
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
-
Bernë: Promovohen librat, “Të fluturosh atje ku nuk ishe” dhe “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në Zvicër në vitin 2023 Në vitin 2023, 71,822 njerëz që jetonin në Zvicër vdiqën. Kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë më...
-
Zvicër: Shkalla e ndihmës sociale ra në 2.8 për qind në vitin 2023
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
VIDEO
Veturat vetëdrejtuese në Zvicër, por cilat janë rregullat?