Maqedonia
Maqedoni: Arrestohen 4 persona në Gostivar dhe Strugë, dyshohet se rrezikonin sigurinë e vendit
Në Gostivar dhe Strugë janë arrestuar katër persona të cilët dyshohet se planifikonin veprime që do të rrezikonin sigurinë e vendit
Janë kryer bastisje në disa lokacione në Gostivar dhe Strugë dhe janë arrestuar katër persona të përfshirë në organizatë terroriste, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ministri tha se të arrestuarit kanë pasur kontakte edhe me persona jashtë vendit, por nuk ka treguar për cilin shtet konkretisht bëhet fjalë. Aksioni ka ndodhur me urdhër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe në të janë përfshirë edhe shërbimet partnere ndërkombëtare. Në këtë fazë, Toshkovski thotë se ndaj personave të privuar nga liria janë siguruar prova të shumta.
“Kemi shumë prova në drejtim të dyshimit të bazuar se këta persona kanë vepruar në drejtim të organizimit të ngjarjeve të padëshiruara në të ardhmen që mund të rrezikojnë sigurinë e Maqedonisë dhe të vendeve tjera”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Motivet e kësaj celule terroriste kanë të bëjnë me grupe të caktuara që janë në mbështetje të grupeve të caktuara terroriste religjioze ekstremiste, shtoi ministri, por pa treguar nëse në hetim në këtë moment janë përfshirë edhe persona religjioz nga vende të tjera. Ai tha se personat e ndaluar vepronin në vend për të tërhequr sa më shumë persona që të bëhen pjesë e këtij grupi terrorist.
“Qëllimi i tyre ishte të indoktrinonin njerëz të tjerë nga këto zona të Ballkanit, të cilët mund të vepronin në përputhje me këtë në drejtim të realizimit të qëllimeve të tyre. Ata janë monitoruar kohë të gjatë, po e përsëris, nga shërbimet e sigurisë në Maqedoni dhe sipas udhëzimit të gjykatës dhe prokurorisë, të njëjtën gjë ka bërë edhe MPB. Gjatë kësaj dite ata do të sillen para gjykatësit në procedurë paraprake dhe do të vijojnë procedurat përkatëse sipas kompetencës së gjykatës” , shtoi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Në nenin 394-a të Kodit penal, sipas të cilit do të ngrihet akuza ndaj këtyre personave, thuhet se kushdo që krijon grup, bandë ose organizatë tjetër kriminale për vrasje, lëndim trupor, rrëmbim të personave ose shkatërrim të objekteve publike, duke krijuar kështu ndjenjë të pasigurisë ose frikë te qytetarët, dënohet me së paku tetë vjet burg. Për anëtarin e këtij grupi terrorist, i cili ndihmon në veprimet në çfarëdo mënyre, parashikohen dënime me burg nga katër deri në dhjetë vjet.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Suksesi i stomatologëve mban “vulën” e Denta Tech dhe Agron Ajrulait Janë me dhjetëra ordinanca të stomatologëve të njohur, suksesi i të cilëve mban vulën e punës...
-
Kurti takon bashkatdhetarët në Slloveni, i fton të regjistrohen për të votuar më 9 shkurt
-
Në konsullatën e Kosovës në Cyrih, promovohen veprat e Dr. Xhavit Lipajt
-
Jela Berisha përfaqëson shkollën shqipe “Ostermunndigen Bern” me interpretim të librave
-
Mbi 5,500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani, brenda 5 muajve
Jeta në Zvicër
-
Suksesi i stomatologëve mban “vulën” e Denta Tech dhe Agron Ajrulait Janë me dhjetëra ordinanca të stomatologëve të njohur, suksesi i të cilëve mban vulën e punës...
-
Zvicër: Migros planifikon të hapë 140 degë të reja
-
Numër rekord i shpërthimeve të ATM-ve gjatë vitit 2024 në Zvicër
-
Kantonet më të këqija për vozitje në gjendje të dehur
-
Zvicër: Më shumë gra kërkojnë kirurgji për zvogëlimin e gjoksit