Kosova
Kjo është gjendja shëndetësore e policëve që u lënduan në aksidentin në veri
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se tetë policët e lënduar në vetaksidentin e sotëm në Zveçan, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.
Vitia tha se i ka vizituar të tre policët që gjenden në QKUK, ku tha se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
“Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të transferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”.
“I gjithë stafi në spitalin e përgjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar, duke reaguar shpejt dhe në mënyrë profesionale”, shkroi Vitia.
Për gjendjen e policëve të lënduar ka folur edhe drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Laura Nushi, e cila tha se ata kryesisht kanë fraktura të ekstremiteteve dhe plagë të jashtme sipërfaqësore.
E-Diaspora
-
Festa me një mesazh për shqiptarët: Të ruajmë gjuhën amtare Nga manifestimi i mbajtur ditë më parë në Neunehof- Aargau për nder të Ditës së...
-
Restoranti “Letzigrund”, vazhdimësi e traditës së familjes Kqira
-
Vizitë në Fetaxid, kompani 36-vjeçare me pronar shqiptar në Zvicër
-
A do të bëjë Zvicra një tjetër boom në Eurovision falë “fuqisë kosovare”?
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini
Jeta në Zvicër
-
Simbolet naziste së shpejti do të ndalohen në Zvicër Svastikat dhe përshëndetjet e Hitlerit duhet të ndalohen në hapësirat publike në Zvicër. Këshilli Federal ka...
-
Këshilli Federal refuzon tatimin mbi trashëgiminë e madhe
-
Në këto rrugë do të ketë trafik të ngarkuar gjatë ditëve të festave
-
SNB rrit tregun e pasurive të paluajtshme
-
Punimet në Gotthard nisin në janar, ky është orari për udhëtarët