Kuriozitete
Çmimet e naftës rriten pas rënies së Bashar al-Assad
Çmimet e naftës kanë pësuar një tjetër rritje, pasi rënia e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad ka shkaktuar një pasiguri më të madhe në Lindjen e Mesme.
Nafta në bursën e Londrës u rrit me ose 0.51%, në 71.48 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane nafta u rrit ose 0.55%, në 67.57 dollarë për fuçi.
Rebelët sirianë njoftuan në televizionin shtetëror të dielën se kishin rrëzuar presidentin al-Assad, duke eliminuar një dinasti familjare 50-vjeçare në një ofensivë të rrufeshme që ka ngritur frikën për një valë të re destabiliteti në një rajon tashmë të kapur nga lufta.
“Zhvillimi në Siri ka shtuar një shtresë të re pasigurie politike në Lindjen e Mesme, por kjo do të ketë ndikim afatgjatë edhe në tregjet ndërkombëtare”, shprehen ekspertët.
Nga njëra anë, tensionet në Siri tashmë po shkaktojnë kaos në nivelet e çmimeve. Çdo lloj përparimi edhe në luftën Izrael-Iran mund të ushtrojë më tej presion mbi nivelet e furnizimit duke rezultuar në rritje të kostove.
Ndërkaq sipas analistëve një tjetër faktor që ka ndikuar është edhe vendimi i OPEC+ zgjati shkurtimet e prodhimit deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. OPEC+, përgjegjës për rreth gjysmën e prodhimit botëror të naftës, po planifikonte të fillonte uljen e shkurtimeve nga tetori 2024, por një ngadalësim i kërkesës globale veçanërisht nga importuesi kryesor i naftës së papërpunuar dhe rritja e prodhimit në vende të tjera e kanë detyruar atë të shtyjë planin disa herë.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Stjuardesa vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtare e ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?