Kosova
KQZ tregon datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar të enjten se gjatë periudhës shtator e deri më 11 dhjetor të këtij viti kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Në një konferencë për media, zëdhënësi në KQZ, Valmir Elezi, ka theksuar se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1 mijë e 280 kandidatë.
Me këtë rast, Elezi ka potencuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e nevojshme për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Ndër të tjera, Elezi ka theksuar se është paraparë që me 7 janar të vitit të ardhshëm të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet 2025.
E-Diaspora
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën” Gjatë tre muajve që lamë pas, Haradinaj ka udhëtuar në shtetet e BE-së dhe në SHBA,...
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re”
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Burrat shkaktuan shumicën dërrmuese të vdekjeve të lidhura me alkoolin në rrugët e Zvicrës, vitin e kaluar Alkooli shkaktoi 25 aksidente me vdekje në Zvicër vitin e kaluar. Njëzet e dy prej tyre,...
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit
-
Si mund të ndikojë te pacientët një debat mbi ‘taksën e urgjencës’ shëndetësore të Zvicrës
-
Banka Kombëtare e Zvicrës ul normën bazë të interesit me 0.5%
-
Gjeneva zbulon planin 25-vjeçar të trenave