Lajme
Marine Le Pen – kandidatja më e fortë presidenciale për zgjedhjet e vitit 2027, tregojnë sondazhet
Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen është shfaqur gjithnjë e më shumë nga sondazhet si kandidatja më e fortë presidenciale për zgjedhjet e vitit 2027.
Në varësi të kundërshtarëve që mund të hipotezohen deri më sot, ajo do të merrte midis 36-38% të votave në raundin e parë.
Pak më pak se ajo do të merrte presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jordan Bardella, i cili do të kandidonte nëse Le Pen do të ishte shpallur e papërshtatshme nga gjykata për aferën e falsifikimeve të vendeve të punës në Parlamentin Evropian.
Sipas sondazhit të Ifop, i kryer pas mocionit të mosbesimit që rrëzoi qeverinë Barnier dhe që u miratua falë votave të lideres Le Pen e ekstremit të djathtë, ajo do të merrte 36% të votave kundrejt ish-kryeministrit Edouard Philippe (25%) dhe madje 38% të tyre kundrejt ish-kryeministri tjetër, Gabriel Attal (20%).
Rezultati i Marine Le Pen po rritet vazhdimisht dhe është rritur me dy pikë në krahasim në të njëjtin sondazh në shtator.
Në të majtë, rezultati më i mirë do të fitohej nga Jean-Luc Melenchon, që megjithatë mbetet në kuotën e 12%, socialistët Olivier Faure dhe ish-presidenti François Hollande mbeten përkatësisht në kuotën 7%.
Nëse do të shfaqeshin bashkë si me Frontin e Ri Popullore, të katër kandidatët e majtë nuk do të kalonin 25%
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025