Kuriozitete

Google thotë se ka bërë një zbulim të madh

Google tha ditën e hënë se ka kapërcyer një sfidë të madhe me kompjuterët kuantikë falë një gjenerate të re çipash, duke zgjidhur një problem në pesë minuta që një kompjuteri klasike do t’i duhej “e gjithë historia e universit për ta bërë atë”.

Njësoj si gjigantët e tjerë teknologjikë, si Microsoft dhe IBM, Google po hulumton me kompjuterët kuantikë, duke qenë se premtojnë shpejtësi shumë më të larta sesa sistemet më të shpejta që janë sot në përdorim.