Lajme
Zelensky: Putin dhe Assad meritojnë të jenë në burg
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, që festohet sot, i bëri thirrje botës që të bashkohet në luftën kundër, siç tha ai, “regjimeve diktatoriale”.
“Dita e të Drejtave të Njeriut këtë vit u shoqërua me foto të tmerrshme të burgjeve dhe qendrave të torturës siriane që u hapën pas arratisjes së presidentit sirian, Bashar al Assad. Njerëzit janë poshtëruar atje për shumë vjet. Burra dhe gra janë rrahur, torturuar, përdhunuar. Mijëra e mijëra njerëz kaluan nëpër këtë fabrikë dhune”, ka shkruar Zelensky në Telegram, transmeton Interfax.
Zelensky deklaroi se regjimi i Asadit u mbështet ekskluzivisht në dhunë për dekada dhe vlerësoi se “të gjitha regjimet e mbështetura nga presidenti rus Vladimir Putin janë të tillë”. Ai kujtoi burgjet dhe “dhunën e papërshkrueshme” dhe krimet e tjera në territoret ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.
Ai i bëri thirrje botës që të bashkohet për t’iu kundërvënë regjimeve që, siç tha ai, “mbjellin poshtërim dhe lënë pas vetëm vuajtje, dhimbje dhe rrënoja”.
“Duke ndihmuar Ukrainën të luftojë diktaturën ruse, komuniteti ndërkombëtar po ndihmon shumë rajone të tjera të botës për të rifituar sigurinë… Duhet të ketë dënim për krime të tmerrshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Në fakt, vetëm Putini dhe Assad meritojnë të jenë në burg, jo këta njerëz të pafajshëm që ata i burgosën me vite”, përfundoi presidenti i Ukrainës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën” Gjatë tre muajve që lamë pas, Haradinaj ka udhëtuar në shtetet e BE-së dhe në SHBA,...
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re”
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
Jeta në Zvicër
-
Barometri i shqetësimeve: Cilat janë shqetësimet më të mëdha të zviceranëve? Kujdesi shëndetësor, pensionet dhe mjedisi: Tabela aktuale e rezultateve pasqyron frikën për të ardhmen e popullsisë...
-
Zvicër: Edhe në vitin 2025 pritet kërkesë e madhe për pasuritë e paluajtshme rezidenciale
-
Prokuroria kërkon 17 vjet burgim për kosovarin që ka vrarë nusen e djalit
-
Pse SNB bëri një ulje çuditërisht të madhe të normave të interesit?
-
Burrat shkaktuan shumicën dërrmuese të vdekjeve të lidhura me alkoolin në rrugët e Zvicrës, vitin e kaluar