Lajme
239 mijë vdekje në Evropë nga ajri i ndotur
Të paktën 239 000 vdekje mund t’i atribuohen ekspozimit ndaj grimcave të imëta në ajër, raportoi Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) në vlerësimin e saj të fundit të ndikimit të cilësisë së ajrit.
“Bazuar në shifrat për vitin 2022, 70 000 vdekje i atribuohen ndotjes së ozonit dhe 48 000 ndotjes nga dioksidi i azotit”, tha EEA.
“Të dhënat e fundit konfirmojnë gjithashtu se evropianët mbeten të ekspozuar ndaj përqendrimeve të ndotësve të ajrit në mënyrë të konsiderueshme mbi nivelet e rekomanduara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”, tha EEA me qendër në Kopenhagë.
Vlerat e vlerësuara bazohen në analizën epidemiologjike, nga e cila rrjedhin lidhjet statistikore midis faktorëve të rrezikut, si ndotja nga grimcat dhe efektet në shëndet, si problemet e qarkullimit të gjakut.
EEA paralajmëroi për pasojat për ekosistemet evropiane.
Një vlerësim i veçantë zbuloi gjithashtu se pothuajse tre të katërtat e ekosistemeve të Evropës janë të ekspozuara ndaj niveleve të dëmshme të ndotjes së ajrit.
“Ndërsa rregulla më të rrepta të BE-së për cilësinë e ajrit janë në fuqi, ende shumë njerëz në të gjithë Evropën, veçanërisht në qytete, ndikohen negativisht nga cilësia e dobët e ajrit që rezulton në sëmundje dhe vdekje të parakohshme – të cilat janë kryesisht të parandalueshme përmes reduktimit të niveleve të këtyre ndotësve në mjedis”, tha drejtoresha e EEA, Leena Ylä-Mononen.
“Numri i vdekjeve në BE që u atribuohen grimcave të imta ranë me 45% midis 2005 dhe 2022 – kështu që blloku ishte në rrugën e duhur për të arritur objektivin e reduktimit prej 55% të përshkruar në planin e veprimit të BE-së për ndotjen zero për vitin 2030”, tha EEA.
Publikimi i të dhënave përkon me zbatimin e një direktive të re të BE-së që synon përmirësimin e cilësisë së ajrit të BE-së për t’i afruar ato me standardet e OBSH-së.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











