Sport

Shkëlzen Gashi, në Lazio Romë?

Kështu së paku shkruan ai vetë në blogun e tij në Facebook!

Gashi shkruan se Lazio i ka bërë ofertë tetë milionëshe FC Baselit, me çka atij i është hapur rruga për të kaluar në ekipin e shokëve të tij, Lorik Cana dhe Etrit Berisha.

Se sa është kjo e vërtetë mbetet të presim reagimin e klubeve.
Sido që të jetë, Bazeli do ta ketë vështirë ta mbajë Shkëlzen Gashin. Forma e mirë e tij ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha. Largimi i tij nga Superliga zviecerane është vetëm çështje kohe.

Gashi shkruan:
Ju falënderoj të gjithëve që më përkrahni mua,që më doni. Doja vetëm t’ ju tregoja që Fc Lacio ka bërë ofertë për mua me vlerë prej 8 milionë euro dhe Baseli ma ka hapur rrugën që të shkoj te Lacio. Ndoshta do të transferohem, sepse aty kam shokët e mi‪, ‎Lorik Cana (©) dhe Etrit Berisha.
Ju faleminderit për mirëkuptim“.