Lajme
Gjykata Federale, kundër dëbimit të kosovarit, baba i djalit të hendikepuar rëndë
Djali me aftësi të kufizuara rëndë, i të dënuarit, jeton në një strehimore në Zvicër dhe nuk është në gjendje të mbajë kontakte të pavarura sociale
Gjykata Federale ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë (kantonale) të Solothurnit për dëbimin nga Zvicra të një shtetasi kosovar.
Kjo e fundit kishte dënuar një burrë nga Kosova me shtatë vjet e gjysmë burgim dhe me dëbim për dhjetë vjet nga vendi për tentativë vrasjeje, me dashje, transmeton albinfo.ch. Për Gjykatën Federale, ky është një rast i vështirësisë personale, që duhet të rishqyrtohet.
Kjo për faktin se djali i të dënuarit me aftësi të kufizuara rëndë jeton në një strehimore në Zvicër dhe nuk është në gjendje të mbajë kontakte të pavarura sociale. Nëse babai do të dëbohej, ai nuk do të mund të vizitonte më djalin e tij, është shprehur Gjykata Federale në vendimin e saj.
Babai e viziton rregullisht djalin në vendin ku është strehuar, nëna e të cilit ka vdekur vite më parë, shkruan srf.ch. Sipas Gjykatës Federale, mbajtja e kontaktit ndërmjet babait dhe djalit bie në kuadër të mbrojtjes së të drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare (neni 8 i KEDNJ). Kjo është arsyeja pse ai nuk mund të vizitojë të atin jashtë vendit.
Krimi që kishte ndodhur në vitin 2023, mes tij dhe një bashkëkombësi, në një kantier ndërtimi, gjatë të cilit ai goditi me thikë kundërshtarin e tij. I dënuari jeton në Zvicër që nga viti 1999, ka katër djem dhe ka punuar pothuajse vazhdimisht.
Kërkohet balancimi i interesave
Gjykata e Lartë e Soloturnit tani duhet të peshojë interesin e ankuesit kundrejt interesit publik, përcjell albinfo.ch. Në veçanti, ajo duhet të shqyrtojë nëse ankuesi paraqet një rrezik konkret për kryerje të një vepre penale që do të binte ndesh me të drejtën e tij për të vizituar djalin e tij.
Tani Gjykata e Lartë e Solothurnit duhet ta shqyrtojë çështjen përsëri.
E-Diaspora
-
Gërvalla flet në Cyrih për rolin e mediave të diasporës në ruajtjen e identitetit Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve shqiptarë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore, si...
-
Një histori dashurie shqiptaro-gjermane, në qendër të romanit “Hanna”
-
Gërvalla dhe Kurti, në tubimin e Partisë “Guxo”, në Kreuzlingen, Zvicër
-
Garazhi i tetovarit me odë pritjeje për klientë
-
Zvicër: Premiera e filmit “Trouble Shooters” me protagonistë kryesorë Blerim Destanin dhe Noizyn
Jeta në Zvicër
-
Raporti: A u llogaritën gabimisht shpenzimet për financimin e AHV-së? Në gusht doli se llogaritjet e qeverisë federale për të ardhmen financiare të AHV përmbanin gabime....
-
SBB është hekurudha e dytë më e mirë në Evropë
-
Biznesmeni nga Ticino përballet me komente ksenofobike nga autoritetet zvicerane
-
Aplikimet për natyralizim nga rusët janë rritur në Zug
-
A ju streson shefi juaj 24/7? “Pritet” të rregullohet me ligj