Kosova

Gjenden sërish armë në veri të Kosovës, mes tyre uniforma ushtarake serbe e ruse

Ministri i punëve të brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të armëve të konfiskuara në veri të Kosovës. Ai njoftoi për një bastisje në veri ndërsa bëri të ditur se armët janë gjetur të fshehura nën një ahur.

“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera. Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, shkruan Sveçla..