Lajme

Franca e Holanda zbërthejnë aplikacionin ‘Matrix’ që përdorej për komunikim nga kriminelët

Autoritetet franceze dhe holandeze kanë arritur të zbërthejnë aplikacionin MATRIX, që përdorej për komunikim nga kriminelët.

Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve holandeze dhe franceze filloi nëpërmjet një EPH të ngritur në Eurojust, sipas Europol.

Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj. Më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit.

Mesazhet kishin të bënin me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave.

MATRIX u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.