Kosova
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varagë të Zubin-Potokut
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Gjykata tha se ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është adekuate dhe e domosdoshme, “sepse nëse i pandehuri J.V. lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, duke marrë parasysh rrethanat dhe mënyrën se si janë kryer veprat penale”.
Gjykata ka përmendur edhe faktin se ai është shtetas i Serbisë dhe “lehtë mund të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale.
“Gjykata po ashtu vlerësoi se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të asgjësojë, të fshehë, të ndryshojë ose të falsifikojë provat e veprave penale, mund të ndikojë në dëshmitarë si dhe mund të përsërisë veprat e njëjta penale ose mund të kryejë sërish vepra të tjera penale, në rrethana të njëjta ose më të rënda”, thuhet tutje në vendim.
Avokati i tij, Nebojsha Vllajiq, ka thënë para mediave se i mbrojturi i tij ka treguar për lëvizjet e tij në ditën kritike dhe se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në Zubin-Potok.
Vllajiq paraprakisht u shpreh se s’ka arsye t’i caktohej masa e paraburgimit, derisa e pranoi se i janë gjetur armët në shtëpi, por që ato sipas tij, nuk ndërlidhen me sulmin.
“Ai dyshohet se është përgjegjës për sulmin ndaj rendit kushtetues duke shkatërruar objekte infrastrukturore, lidhur me terrorizmin dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe municionit. I pandehuri ka shpjeguar lëvizjen e tij gjatë asaj kohe kritike që nuk ka lidhje me vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe kjo duhet të merret parasysh. Ne presim vendimin e gjykatës në lidhje me paraburgimin në kohën më të shkurtër të mundshme, në një ose dy orë”, ka thënë Vllajiq.
Për sulmin në veri, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë të dyshuar. Ditë më parë një tjetër i dyshuar është dërguar në paraburgim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave