Futboll
Rumania ankohet kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen me Kosovën
Rumania ankohet kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen me Kosovën.
Federata e Futbollit e Rumanisë ka njoftuar të martën se do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen ndaj Kosovës, të 15 nëntorit.
Ndeshja e Ligës së Kombeve, e ndërprerë në fund për shkak të thirrjeve të tifozëve, u vendos që t’i jepej 3:0 në tavolinë rumunëve.
UEFA, edhe pse ia dha fitoren Rumanisë, e ka gjobitur për disa pika dhe ndeshjen e ardhshme si vendas Rumania është e detyruar ta luajë pa spektatorë. Federata e Futbollit e Rumanisë u dënua me 128 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues. Federata e Futbollit e Kosovës u dënua me gjashtë mijë euro.
Ndeshjen pa shikues Rumania do ta zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Federata e Rumanisë ka kritikuar vendimet e UEFA-s.
“Kosova ka shkelur principin më të rëndësishëm të futbollit – që ndeshja duhet të vendoset në fushë. Dhe ata nuk u sanksionuan. Ndërsa ne morëm gjoba dhe sanksione që i konsiderojmë joproporcionale”, ka thënë presidenti i FRF-së, Razvan Burleanu.
FRF-ja ka thënë se tifozët rumunë janë sjellë me respekt dhe ishin të provokuar gjatë gjithë ndeshjes, duke thënë se nuk ka dëshmi që mbështet dënimet ndaj tyre.
Federata e Futbollit e Kosovës veçse ka lajmëruar se do t’i drejtohet Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për vendimin që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar në të mirë të Rumanisë. FFK-ja konsideron se rasti është betejë kundër racizmit dhe diskiminimit në të gjitha format e tij.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave