Kosova
Edhe një sukses i mjekëve kosovarë në Londër
Në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Londër, Dr. Bardhyl Rraci ka marrë titullin “Kirurgu Oral më i mirë në Botë më 2024”
Në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Londër, Dr. Bardhyl Rraci ka marrë titullin “Kirurgu Oral më i mirë në Botë në vitin 2024”, përcjell albinfo.ch,
Kjo ngjarje ndërkombëtare mbahet çdo vit në Londër, ku ndahen çmime për profesionistët më të mirë shëndetësorë nga British Healthcare Awards dhe International Award of Excellence.
Ai fitoi çmimin e merituar për punë ekselente: “Kirurgu Oral i Vitit 2024”, duke ngritur kështu kirurgjinë orale të Kosovës në vendin e parë në nivel ndërkombëtar.
Dr. Bardhi prezantoi rezultate të shkëlqyera të punës së tij me implante dentare në zonën estetike, trajtime bashkëkohore dhe të avancuara me implante (pterigoide, nazale dhe transsinusale me ankorim nazal), trajtime dentare të nofullave atrofike, ekstraksione të ndërlikuara të dhëmbëve të impaktuar, operacione të buzës dhe gingivës për qëllime estetike, etj.
Përshtypjet e pacientëve të trajtuar nga ai (kombëtarë dhe ndërkombëtarë), me rezultat shembullor 5.0 (mbi 17 vjet punë), pa dyshim ishin ndër arsyet kryesore që e çuan drejt këtij çmimi.
Postimi i plotë:
“I lumtur të ndaj me ju, familjarë, miq, kolegë, lajmin e mirë të fitores!
Mbrëmë në Londër, në një event madhështor të organizuar nga International Award of Excellence dhe British Award, ku garojnë doktorë nga e gjithë bota, fitova çmimin:
Best Oral Surgeon of 2024!
Kirurgu Oral i Vitit 2024!
Falënderimet më të veçanta i takojnë Zotit të Botërave, që më hapi rrugë në çdo situatë dhe më inspiroi!
Nisur nga një fjalë e urtë që thotë: “Suksesi yt është suksesi që arrin me fëmijët e tu”, ky sukses i takon prindërve të mi, që më formësuan në frymën e duhur!
Duke njohur vlerat e njëri-tjetrit, ne mund të arrijmë shumë lart si shoqëri.
Ky sukses ju dedikohet te gjith atyre qe kontribuan ne zhvillimin e mjekësisë ne vendin tone , duke filluar që nga profesorët pishtarë që themeluan Universitetin e Prishtinës, pastaj vazhdon me ata (kuadro) që e mbajtën si dritë të pashuar edhe në kohë lufte e paslufte…
Mirënjohja arrin deri te profesorët dhe mentorët që kisha nga Londra, Berni, Bolonja, Frankfurti, Bari, Ankara, Milano, etj., të cilët më ndihmuan në rrugën time të zhvillimit shkencor !
Edhe pse është një çmim individual, ky çmim përfaqëson nivelin e lartë që ka sot fusha e kirurgjisë orale në vendin tonë.
Padyshim, ky çmim i takon dhe janë pjesë e tij të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin tonë duke filluar nga pacientët që na besuan, kolegët dhe ekipa me të cilën kam punuar për më shumë se 17 vite!
Sa herë që shkoj në një vend më të zhvilluar se ne, mendoj me vete: “Pse ne nuk mundemi ne kështu? Çfarë na mungon? Çfarë nuk kemi?”
Konkludoj se disiplina, bashkëpunimi mes njëri-tjetrit dhe dëshira e zjarrt për ta ndërtuar vendin tonë – shpesh na mungojn, nëse këto kritere bëhen pjesë e jetës sonë, ne do t’ia dalim!
Unë besoj në Kosovën. Më ka mësuar të besoj babai im edhe në situatat më të vështira.
Më kanë mësuar të besoj ata djem të rinj që i pashë duke mbyllur sytë në luftë, duke na lënë amanet ëndrrën për Kosovën – shtet i lirë dhe që shkëlqen.
I juaji,
Bardhi
Londër, 01.12.2024
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave