Kosova
Potencialet turistike të Kosovës po prezantohen sot në Suedi, në panairin “Travel News Market”
Në qendrën “Stockholm Waterfront Congress”, sot po mbahet panairi ndërkombëtar i turizmit “Travel News Market”, i cili shënon një ndër ngjarjet më të njohura të industrisë së turizmit në Suedi.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në partneritet me projektin FEGO të implementuar nga Swisscontact, ka mundësuar pjesëmarrjen në këtë panair të disa prej kompanive të turizmit nga Kosova.
“Kompanive: Balkan Destination, Balkan Natural Adventure, Lynx Freeride L.L.C, SuperXplorers Kosovo, Butterfly Outdoor Adventure, u është siguruar një hapësirë ekspozimi prej 24 m², për të promovuar potencialin turistik të Kosovës, duke përfshirë bukuritë natyrore, shërbimet turistike unike dhe përvojat kulturore që ofron vendi ynë. Në hapjen e kësaj ngjarjeje mori pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, znj. Shkendije Geci Sherifi, e cila përgëzoi kompanitë kosovare për përfaqësimin e suksesshëm dhe përkushtimin e tyre për promovimin e turizmit kosovar në një treg ndërkombëtar kaq të rëndësishëm. Ambasadorja Geci- Sherifi ofroi gatishmërinë e saj për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve dhe krijimin e mundësive të reja bashkëpunimi me partnerë suedezë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Tutje njoftim thekson se ky aktivitet është një hap i rëndësishëm për turizmin kosovar, pasi u mundëson kompanive vendore të prezantojnë jo vetëm atraksionet turistike të Kosovës, por edhe të lidhin marrëveshje të reja dhe të forcojnë praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
“Beteja për votën e diasporës”, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Janë zhvilluar intervista dhe artikuj të tjerë me qendrat e partive kryesore që garojnë për legjislaturën...
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Lirohet i dyshuari pas përdorimit të kapsulës së vdekjes Sarco Një i dyshuar në lidhje me përdorimin e kapsulës vetëvrasëse Sarco në Merishausen SH është liruar...
-
Asnjë fluturim SWISS për në Tel Aviv deri në fund të janarit
-
Energjia diellore mbulon 11% të nevojave të Zvicrës për energji elektrike
-
Norma e interesit referencë do të bjerë në mars: Çfarë do të thotë kjo për qiramarrësit?
-
Deputetët zviceranë do t’u kërkojnë kompanive që punësojnë të huaj të paguajnë një tarifë