Kosova
Komunikatë e Zyrës së kryeministrit për takimin e Kurtit me QUINT-in
Zyra e kryeministrit të Kosovës ka dhënë detaje për takimin e Albin Kurtit me QUINT-in, i zhvilluar sot për sulmin që ndodhi në kanalin e Ibër Lepencit.
Sipas njoftimit, në takim Kurti ka theksuar se qëllimi i këtij sulmi ka qenë dëmtimi i prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të vendit, duke qenë sulmi i tretë në 72 orë kundër Republikës sonë, pas atyre të 26 dhe 28 nëntorit në stacionin policor në Zveçan dhe në afërsi të objektit të kësaj komune.
“Më tutje bëhet e ditur se Kurti në takim ka thënë se një sulm të tillë të ngjashëm ndaj infrastrukturës kritike e kemi parë pak ditë më parë edhe kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës, e cila u sulmua nga raketat ruse. Shtoi se indikacionet tregojnë se sulmi është kryer nga grupe e persona profesionistë e të mbështetur e dirigjuar nga Serbia. Ai i informoi diplomatët prezentë se Policia po i zhvillon hetimet, gjersa tashmë ka të arrestuar të dyshuar të ndërlidhur me sulmin e përgjegjës për ekzekutimin e tij, si dhe dëshmi e prova materiale, ndër to edhe armë, eksplozivë e uniforma dhe emblema të njësive ushtarake ruse. Kryeministri nënvizoi se kriminelët e terroristët do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Tutje, bëhet e ditur se Kurti ka folur edhe për rëndësinë e ekstradimit dhe arrestimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, duke organizuar e planifikuar me mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq, sulme në vazhdimësi ndaj Republikës së Kosovës.
“Serbia vazhdon të mbështesë grupet terroriste me armë, financa dhe logjistikë, që solli që pas sulmit në Banjskë të pasojnë edhe sulme të tjera, përfshirë edhe aktin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit. Ndër të tjera, në komunikatë thuhet më tutje se Kurti shprehu falënderimin e tij për të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
“Beteja për votën e diasporës”, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Janë zhvilluar intervista dhe artikuj të tjerë me qendrat e partive kryesore që garojnë për legjislaturën...
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Lirohet i dyshuari pas përdorimit të kapsulës së vdekjes Sarco Një i dyshuar në lidhje me përdorimin e kapsulës vetëvrasëse Sarco në Merishausen SH është liruar...
-
Asnjë fluturim SWISS për në Tel Aviv deri në fund të janarit
-
Energjia diellore mbulon 11% të nevojave të Zvicrës për energji elektrike
-
Norma e interesit referencë do të bjerë në mars: Çfarë do të thotë kjo për qiramarrësit?
-
Deputetët zviceranë do t’u kërkojnë kompanive që punësojnë të huaj të paguajnë një tarifë