Lajme

Deputetët zviceranë do t’u kërkojnë kompanive që punësojnë të huaj të paguajnë një tarifë

Fillimisht erdhi propozimi për të vendosur një taksë imigrimi prej 5000 frangash në vit për të ardhurit e huaj dhe tani një tjetër ide, megjithëse e ngjashme, është hedhur në parlament.

Simon Michel, një deputet nga Partia Liberal-Radikale dëshiron të vendosë një taksë prej 10,000 frangash për kompanitë që punësojnë punëtorë nga BE-ja – i ashtuquajturi “kontribut solidariteti” ndaj ekonomisë së Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Kjo masë do të zbatohej vetëm për kompanitë që punësojnë më shumë se 250 persona, por sektorët që vuajnë nga mungesa e punonjësve – si restorantet dhe hotelet – do të përjashtoheshin, shkruan thelocal.

Si masë e dytë, Michel po planifikon të prezantojë një mocion për të kufizuar numrin e të huajve, i cili do të aktivizohej nëse numri i emigrantëve të rinj në Zvicër tejkalon mesataren e vendeve të BE-së.