Kosova
Hovenier për sulmin: SHBA nuk spekulon kush është fajtori, mbështesim autoritetet kosovare
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, pas takimit të sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se dënojnë ashpër sulmin që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai ka deklaruar se SHBA-ja mbështet autoritetet kosovare në kryerjen e hetimeve, dhe se ende është herët të dihet se kush është përgjegjës.
“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin Albin Kurti, ku diskutuam më shumë rreth sulmit që ndodhi të premten mbrëma. Ajo që mund të them dhe po e ripësëris është që ne dënojmë fuqishëm këtë sulm mbi infrastrukturën kritike të Kosovës”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, autorët e këtij akti duhet të gjenden dhe të mbahen përgjegjës.
“SHBA mbështet autoritetet kosovare dhe ky proces kërkon hetim të kujdesshëm që autorët të gjenden dhe të mbahen përgjegjës. Këto akte dhune janë të patolerueshme dhe rrezikojnë qytetarët…”, tha Hovenier.
Kur u pyet se a qëndron Serbia prapa këtij akti, ai ka thënë se në këtë pikë nuk mund të thuhet asgjë.
“Në këtë pikë SHBA nuk është në pozitë që të thotë se kush qëndron prapa këtij sulmi. Ne kemi ofruar mbështetjen tonë autoriteteve kosovare për hetimet dhe që autorët të gjenden sa më parë. Nuk jemi në pozitë të spekulojmë për ndonjë grup specifik ose shtet, është ende herët”, u shpreh ai.
Ndërkaq shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Avio Orav, ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër Lepenc dhe e ka quajtur sabotazh e akt terrorist.
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Energjia diellore mbulon 11% të nevojave të Zvicrës për energji elektrike Energjia diellore mbulon 11% të kërkesës për energji elektrike në Zvicër. Qarkullimi i industrisë për vitin...
-
Norma e interesit referencë do të bjerë në mars: Çfarë do të thotë kjo për qiramarrësit?
-
Deputetët zviceranë do t’u kërkojnë kompanive që punësojnë të huaj të paguajnë një tarifë
-
Rritet numri i vizitorëve në muzetë zvicerane
-
Franca i jep fund marrëveshjes shëndetësore me Zvicrën