Lajme

Rritet numri i vizitorëve në muzetë zvicerane

Numri i vizitorëve ka tejkaluar atë të para pandemisë, gjegjësisht ai është pesë për qind më i lartë se në vitin 2019

Muzetë zvicerane kanë regjistruar pothuajse 15 milionë hyrje në vitin 2023. Kështu shkruan Enti Federal i Statistikave (BFS) në raportin më të ri, që i dedikohet vitit 2023.

Numri i vizitorëve ka tejkaluar atë të para pandemisë, gjegjësisht ai është pesë për qind më i lartë se në vitin 2019, viti i fundit që merret si referencë për kohën para pandemisë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, krahasuar me mesataren nga viti 2015 deri në vitin 2019, rritja është 12 për qind.

Muzetë e shkencave natyrore dhe teknike ishin më të vizituarit në vitin e kaluar, shkruan srf.ch. Ndërkaq numri i përgjithshëm i muzeve ka rënë me 37 në 1104 sish.

Për herë të parë, Bfs ka shqyrtuar gjithashtu qëndrueshmërinë dhe aksesin e muzeve. Muzetë e shkencave natyrore, ndër të tjera, ishin më shembullorët në të dy këto aspekte.