Uncategorized
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës
Sulmet tregojnë edhe një herë qartë se trajtimi i presidentit serb me butësi nga BE-ja dhe SHBA-ja nuk është efektiv në arritjen e stabilitetit në Ballkan
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka bërë një reagim pas sulmit terrorist të 29 nëntorit dhe shpeshtimit të sulmeve mbi institucionet e Kosovës në veri të vendit.
Në vazhdim, teksti i plotë.
Ditët e fundit, dy sulme me granata dore janë kryer në institucionet komunale në veri të Kosovës. Mbrëmjen e 29 nëntorit 2024 është kryer një sulm terrorist në tubacionin kryesor të ujit në Komunën e Zubin Potokut. Ky tub uji furnizon me ujë të pijshëm disa komuna dhe gjithashtu ky ujë nevojitet edhe për të ftohur termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
Qëllimi i këtij sulmi në infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës është i qartë: shkaktimi i panikut te popullata dhe përhapja e frikës. Kjo pas një faze në të cilën qeveria e Republikës së Kosovës ka mundur të shmangë me sukses agresionin e Serbisë (të udhëhequr nga Radojcic, i cili konsiderohej krahu i djathtë i presidentit Vuçiq në veri të Republikës së Kosovës), dhe më pas veproi kundër aktiviteteve kriminale të terroristëve të ndryshëm serbë dhe ndërmori veprime vendimtare kundër organizatave të tjera kriminale serbe dhe në fund siguroi rendin dhe ligjin. Këta terroristë dhe kriminelë mbeten në listën e pagave të shtetit serb dhe lëvizin lirshëm në Serbi.
Në vend që të emërtohen përgjegjësit, përkatësisht presidenti serb dhe qeveria serbe, për sulmet që tashmë janë kryer (sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, djegia e automjeteve civile, agresioni më 24 shtator 2023, etj.) dhe përfundimisht t’i kërkohet llogari, BE-ja dhe SHBA-ja fajësuan padrejtësisht Qeverinë e Republikës së Kosovës për destabilizimin e veriut të Republikës së Kosovës.
Dy sulmet me granata dore të disa ditëve më parë dhe sulmi në infrastrukturën jetike më 29 nëntor 2024 tregojnë edhe një herë qartë se trajtimi i presidentit serb me butësi nga BE dhe SHBA nuk është efektiv në arritjen e stabilitetit në Ballkan, për të cilin kujdesen ato.
Qeveria e Republikës së Kosovës garanton ligjin dhe rendin dhe rrjedhimisht sigurinë për të gjithë banorët e veriut, pavarësisht prejardhjes së tyre. Do të pritej që qeveritë e vendeve perëndimore të mbështesnin qeverinë e Kosovës në këtë drejtim. Por çuditërisht, qeveria e Kosovës ishte dhe vazhdon të fajësohet për destabilizimin e veriut. Kjo është thjesht sepse qeveria nuk përkulet para kriminelëve dhe terroristëve. Madje BE-ja ka vendosur masa të ndryshme kundër Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, presidenti serb, i cili përmes pasuesve të tij si Radojçiq, Dodik, Vulin etj., shkakton trazira si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, tolerohet dhe nuk mbahet pothuajse fare përgjegjës. Ende nuk ka asnjë masë ndaj tij apo ndaj qeverisë serbe.
Qeveria e Kosovës kërkon gjithmonë dialog me pakicën serbe. Por kjo është torpeduar vazhdimisht nga Beogradi. Presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë të interesuar që bashkëjetesa në Republikën e Kosovës të jetë e pamundur në mënyrë që veriu i Republikës së Kosovës të mbetet i paqëndrueshëm. Këtë e tregon edhe sulmi i 29 nëntorit 2024.
BE dhe SHBA po përpiqen ta largojnë Serbinë nga “politika ledhatuese” me Rusinë; Vuçiq nuk po trajtohet ashpër dhe Perëndimi po mbyll sytë ndaj këtij zhvillimi të rrezikshëm. Aleksandar Vuçiq dhe në fund Valdimir Putin e shohin këtë si një dobësi të vendeve perëndimore. Kjo nga ana tjetër çon në sulme të tilla duke u bërë gjithnjë e më të mëdha dhe që mund të çojnë në konflikt të hapur në Ballkan.
Është një iluzion të mendosh se sjellja e deritanishme e BE-së dhe e SHBA-së ndaj presidentit dhe qeverisë serbe do t’i shkëpusë ata nga ndikimi i Putinit dhe t`i shtyjë të marrin rrugën evropiane. Serbia thjesht po e luan këtë lojë për të përfituar nga të dyja palët.
Ne u bëjmë thirrje vendeve perëndimore që t’i tregojnë autokratit Aleksandar Vuçiq shumë qartë se politikat e tij nuk do të tolerohen më, thuhet në fund të letrës së dërguar nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Norma e interesit referencë do të bjerë në mars: Çfarë do të thotë kjo për qiramarrësit? Norma referencë e interesit shmangu ngushtësisht uljen. Megjithatë, qiramarrësit mund të presin që kjo të ndodhë...
-
Deputetët zviceranë do t’u kërkojnë kompanive që punësojnë të huaj të paguajnë një tarifë
-
Rritet numri i vizitorëve në muzetë zvicerane
-
Franca i jep fund marrëveshjes shëndetësore me Zvicrën
-
Mesatarisht një kafe në Zvicër kushton 4,58 franga dhe çmimi vazhdon të rritet