Bota
73 euro në vit, taksa rrugore në Gjermani
Taksat rrugore do të hyjnë në fuqi që nga 1 janari 2016
74 euro në vit do të kushtojë taksa rrugore për shofërt e huaj që do të përdorin autostradat dhe të rrugët nacionale në Gjermani.
Taksat rrugore do të hyjnë në fuqi që nga 1 janari 2016.
Në një kohë që gjermanëve do t’u duhet të blejnë automatikisht një vinjetë nacionale, të huajt do të kenë mundësi të zgjedhin midis vinjetave vjetore, dhjetë ditore ose dy mujore.
Varësisht nga madhësia e automjetit dhe nga sasia e gazrave të dëmshme që nxjerrin automjetet, vinjetat për një kohë të shkurtër do të kushtojnë midis pesë dhe 30 euro.
Drejtuesit e veturave, të cilët i kanë të regjistruara në Gjermani automjetet e tyre do të lehtësohen në taksën për automjetin me atë shumë që i përgjigjet taksës për rrugët.
Kështu që po i bie që vetëm të huajt ata që do të paguajnë dhe është cilësuar si diskriminim. Sic raporton DW, Këshilli Federal (Dhoma e Landeve) do të merret në fillim të majit me këtë projekt. Por meqenëse ligji nuk kërkon për miratim votën e landeve, diskutimi vetëm ta shtyjë futjen e taksës rrugore, por jo ta ndalojë.
Iniciatorët thonë se po vendosin drejtësinë ngase shoferët gjermanë të automjeteve u duhet të pagujanë për përdorimin e autostradave në Francë ose Itali, atëherë sipas tyre duhet edhe anasjelltas, drejtuesit e veturave prej andej duhet të kalojnë nga arka në Gjermani.
Ligjet e BE-së nga ana tjetër ndalojnë diskriminimin e të huajve.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













