Kosova
Kosova, për herë të parë, renditet në vendin e 99-të në FIFA
Në përditësimin e sotëm të renditjes së kombëtareve më të mira nga shtëpia e futbollit botëror, FIFA, është bërë e ditur se për herë të parë në histori, Kosova është ngjitur në pozitën e 99-të.
Kjo është pozita më e lartë që Kosova e ka pasur ndonjëherë që nga pranimi në UEFA e FIFA, transmeton albinfo.ch.
Në ndeshjet e këtij muaji, Kosova mposhti Lituaninë 1:0, ndërsa me Rumaninë humbi me rezultat zyrtar. Ngjitjen në Ligën B, “Dardanët” do ta kërkojnë në plejofin kundër Islandës, kur do të luajnë më 20 dhe 23 mars.
Në anën tjetër, Shqipëria nuk ka lëvizur nga vendi i 65-të pas barazimit ndaj Çekisë dhe humbjes nga Ukraina.
Argjentina është e para, ndiqet nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.
E-Diaspora
-
Danimarkë: Mërgimtarët shqiptarë festojnë 28 Nëntorin Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po qëndron në Danimarkë për të festuar festat e...
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i mahnitur nga arritjet e mërgatës shqiptare në Zvicër
-
Ansambli “Vatra” kremton Festën e Flamurit Kombëtar
-
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë uron 28 Nëntorin
Jeta në Zvicër
-
A është e drejtë që banorët e huaj të mos kenë më shumë të drejta në Zvicër? Më 24 nëntor, votuesit në Basel-City kundërshtuan një propozim për t’u dhënë shtetasve të huaj që...
-
Sa leje pune do të japë Zvicra në vitin 2025?
-
Si mund të merrni një kartë më të lirë të udhëtimit me tren në Zvicër tani
-
Transplantet zvicerane të organeve arritën nivelin rekord në vitin 2023
-
Cyrihu do të testojë shërbimin e automatizuar të transportit publik