Kosova
Kurti uron 28 Nëntorin nga Vlora historike
“Dita e sotme e forcon tek të gjithë shqiptarët ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare”, shkruan Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Festën e Flamurit nga Vlora.
“28 Nëntori na bashkon.
112 vjet më parë, në Vlorë shqiptarët u bënë bashkë. Idealet, parimet dhe synimi për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë, ishin ç’ka bashkuan mendimtarë e veprimtarë patriotë të kombit më 28 Nëntor 1912. Na lanë një trashëgimi historike e detyrë kombëtare, që atdheun ta duam, ta mbrojmë, ta përparojmë. Sot e festojmë atë ditë, me shumë herë më pak vuajtje sesa në të kaluarën. E kemi më të lehtë sot të bëhemi bashkë, e të jemi bashkë. Sepse duhet të qëndrojmë bashkë. Për sa më shumë zhvillim e demokraci, mirëqenie e prosperitet për qytetarët tanë në Kosovë e në Shqipëri.
Këtë 28 Nëntor, me presidentin Begaj, kryeministrin Rama, kryeparlamentaren Spiropali e shumë miq e personalitete e festuam në Vlorën e Pavarësisë, në qytetin që shënoi themelimin e shtetit shqiptar.
Dita e sotme e forcon tek të gjithë shqiptarët, ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Danimarkë: Mërgimtarët shqiptarë festojnë 28 Nëntorin Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami po qëndron në Danimarkë për të festuar festat e...
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i mahnitur nga arritjet e mërgatës shqiptare në Zvicër
-
Ansambli “Vatra” kremton Festën e Flamurit Kombëtar
-
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë uron 28 Nëntorin
Jeta në Zvicër
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli Videoja më e suksesshme deri më tani është shikuar mbi 210 milionë herë. Shumë postime të...
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit