Kosova
27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë
Sot mbushen 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përcjell albinfo.ch.
28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt.
Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.
Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.
E-Diaspora
-
Danimarkë: Mërgimtarët shqiptarë festojnë 28 Nëntorin Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami po qëndron në Danimarkë për të festuar festat e...
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i mahnitur nga arritjet e mërgatës shqiptare në Zvicër
-
Ansambli “Vatra” kremton Festën e Flamurit Kombëtar
-
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë uron 28 Nëntorin
Jeta në Zvicër
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli Videoja më e suksesshme deri më tani është shikuar mbi 210 milionë herë. Shumë postime të...
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit