Lajme

Festat e nëntorit shënohet edhe në Gjermani me këngë e valle shqipe

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Mynih njofton për festimet e shumta që po organizohen nga diaspora në Gjermani, me rastin e shënimit të Festave të Nëntorit.

Ditë më para, Shoqata Shqiponja në Rosenheim organizoi një festim të bukur, ku morën pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm, Afrim Nura, dhe konsulli Afrim Deliu, ndërsa nga Shqipëria Konsullja e Përgjithshme, Gentiana Mburimi.

Me një program të bukur dhe larmishëm artistik, me këngë e valle shqiptare, Shoqata Shqiponja me kryetar z. Adem Veselaj dhe gjithë kryesinë i dhanë madhështinë e merituar 28 Nëntorit, kësaj date historike për popullin shqiptar kudo nëpër botë, njofton Konsullata e Kosovës në Mynih.