Kosova

Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër i uron të gjithë qytetarët për Festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit, duke shprehur përzemërsisht mirënjohje dhe krenari për këtë datë të shënuar për kombin shqiptar.
Në kuadër të kësaj feste, ambasada njofton se dita e enjte do të jetë ditë pushimi zyrtar. Gjatë kësaj dite, shërbimet rutinore të ambasadës do të jenë të pezulluara.
Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin emergjent të ambasadës:
📞 +41 (0) 77 479 11 86