Kosova
Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës së prodhimit të municionit në Kosovë
Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit, tha kryeministri Albin Kurti.
Kreu qeveritar bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.
Kurti para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës tha se kjo e dëshmon se ushtria është prioritet kryesori i ekzekutivit.
Kryeministri bëri të ditur se më shumë detaje do të jepen në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Qeveria jonë ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi si në numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si në buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnimet jashtë vendit të oficerëve dhe ushtarakëve tanë, dhe si me investimet në armatim që janë shumëfishuar. Këtë ditë të rëndësishme po e fillojmë me një vendim të rëndësishëm që sapo e nënshkrova dhe me një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Do të themelojmë Komisionin Ndërministror për qëllim të Vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimit municionit dhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilotë në Republikën e Kosovës. Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo jona, ka nevojë për ta garantuar e siguruar operacionalitetin e plotë dhe tërësor. Andaj sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të krijojë “axhendë bazë shëndetësore” Kujdesi bazë mjekësor është një nga shtyllat e sistemit të kujdesit shëndetësor, i karakterizuar nga trajtimi...
-
Gratë në Zvicër po u afrohen gjithnjë e më shumë pagave të burrave
-
Zviceranët nisin iniciativën e kujdesit shëndetësor
-
Ndryshime të mëdha në orarët e trenave në Zvicër
-
Përparim i madh në ndërtimin e tunelit të Cyrihut për lehtësimin e përmbytjeve