Lajme

Ngjarje e rrallë në Shkup: Gruaja 61 vjeçare sjell në jetë fëmijë

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Klinikën Gjinekologjike në Shkup, ku një grua ka sjellë në jetë fëmijën e parë në moshën 61-vjeçare

Sipas informacioneve, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa fekondimi është kryer në mënyrë artificiale.

61 vjeçarja konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoninë e Veriut.

Gruaja i ishte nënshtruar procedurës së fertilizimit in vitro 10 herë në të kaluarën. Sipas autoriteteve, babai i foshnjës është 65 vjeç.