Kosova
Hapet Muzeu i të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë
Të martën mbrëma është hapur në Prishtinë Muzeu i të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë muze janë ekspozuar rroba, por secila nga to ka një histori të trishtë.
Fundi, këpucët, jeleku i nusërisë dhe kapela i përkasin burrave dhe grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Deri tani i kishin ruajtur vetë viktimat, por nga e marta këto gjësende do të ruhen në këtë muze, hapjen e të cilit e mundësoi Fondacioni Jahjaga dhe ambasada e Gjermanisë.
Kjo hapësirë po konsiderohet si zëri i viktimave të dhunës ani pse kanë kaluar disa vite nga ndodhitë e 98-tës e 99-tës.
Ky vend po ashtu do të jetë një pikë ku njerëzit nga e gjithë bota mund të kuptojnë rreth historisë kosovare.
Instilacioni i vendosur në hapësirën e muzeut do të ketë mundësinë edhe të bartjes në vende të ndryshme të botës në mënyrë që të paraqitet e vërteta e popullit të Kosovës dhe përjetimet gjatë luftës./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer