Lajme
Fundosja e varkës në Detin e Kuq, gjendet i gjallë zvicerani i zhdukur
Ekipet e shpëtimit gjetën katër trupa dhe katër të mbijetuar të martën pasi një varkë turistike u mbyt në brigjet lindore të Egjiptit, tha guvernatori i Detit të Kuq, Amr Hanafi. Shtetasi i dytë zviceran në bord, i cili ishte zhdukur, është mes të mbijetuarve.
Mes të mbijetuarve janë dy belgë, një zviceran dhe një egjiptian, tha guvernatori për AFP, duke e çuar numrin total të të mbijetuarve në 32.
Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej dy shtetas zviceranë. Të hënën pasdite, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) informoi Keystone-ATS se një nga këta persona ishte shpëtuar dhe ishte i padëmtuar dhe se i dyti ishte zhdukur. Ky shtetas zviceran tani është gjetur.
Katër të vdekurit ende nuk janë identifikuar dhe tetë persona janë ende të zhdukur. “Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë sot, me mbështetjen e një helikopteri ushtarak dhe një fregate si dhe disa zhytës”, tha Guvernatori i Detit të Kuq, Amr Hanafi.
Varka mbante 31 turistë të kombësive të ndryshme si dhe 13 anëtarë të ekuipazhit kur u godit nga një valë e madhe herët të hënën, duke bërë që ajo të përmbysej pranë Marsa Alam në Egjiptin juglindor./RTS
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë Në praktikë, një konsumator blen një artikull dhe shitësi merr menjëherë shumën e plotë nga një...
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer
-
Rritje e diskriminimit në paga ndaj grave në Zvicër