Lajme
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsiderohet kërcënim

Mjekësia po përballet me sfida të reja mbi përdorimin e antibiotikëve. Shpesh herë janë përdorur keq, duke i pezulluar në përmirësimet e para, duke i vetëpërshkruar, duke i marrë kur nuk kanë qenë të nevojshme, shkruan salute.eu.
Shkenctarët kanë nxerrë konkluzion se shumë antibiotikë nuk funksionojnë më. Quhet rezistenca ndaj antibiotikëve (AMR, rezistenca antimikrobiale) dhe është historia e një kategorie barnash shumë të fuqishme, të cilat, megjithatë, tani nuk janë në gjendje të mposhtin infeksionet më të zakonshme.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është urgjenca e re shëndetësore dhe shifrat e tregojnë këtë: çdo vit përllogaritet 1.27 milionë vdekje që i atribuohen infeksioneve bakteriale rezistente ndaj antibiotikëve, 7.7 milionë vdekje të lidhura me infeksionet, e barabartë me 1 në 8 të të gjitha vdekjeve globale, duke i bërë të lidhura me bakteret ndërlikimet ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në nivel global.
Pse jemi bërë rezistent, edhe ndaj atyre që i përdornin këto barna me masë?
Arsyet janë të shumta: një përdorim më i madh se ç’duhet dhe shpesh i papërshtatshëm si në mjekësinë njerëzore ashtu edhe në atë veterinare, në bujqësi dhe blegtori, si dhe përhapja e infeksioneve të pakontrolluara.
Përdorimi i vazhdueshëm i antibiotikëve në fakt ka rritur presionin selektiv, duke favorizuar shfaqjen, shumëzimin dhe përhapjen e shtameve rezistente.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit i ndotur dhe i kontaminuar Sipas hulumtimeve televizive, faji ishte shkuma e zjarrfikësve që është gjendur në "ujin e pijshëm"...
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë