Lajme

Gati gjysma e nxënësve të klasës së parë në Vjenë kanë ngecje në gjuhën gjermane

Gati 45 për qind e nxënësve të klasës së parë të Vjenës nuk mund të ndjekin mësimet për shkak të aftësive të pamjaftueshme të gjuhës gjermane.

Raporti thekson se 61 për qind e këtyre fëmijëve kanë lindur në Austri, duke sugjeruar sfida përtej ardhjes së refugjatëve, shkruan Der Standard. Përqindja është rritur ndjeshëm nga 36 për qind vitin e kaluar, duke shkaktuar kritika në gjithë spektrin politik, transmeton albinfo.at.

Politikanët tani po bëjnë thirrje për frekuentimin e detyrueshëm të kopshtit për fëmijët me njohuri të dobëta gjuhësore që nga mosha trevjeçare.