Kosova

Kosovë: Vdekja e 25-vjeçarit në vendin e punës, arrestohen tre menaxherë

Policia e Kosovës ka njoftuar se për rastin e vdekjes së një 25-vjeçari në vendin e punës, ka arrestuar tre menaxherë, të cilët thuhet se pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti që ka ndodhur të dielën pas mesditës është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovarë (menaxherë), të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Po ashtu prokurori thuhet se ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion dhe se hetimet për të janë duke vazhduar.